Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Kandidatja për kryetare e Partisë Demokratike, Edith Harxhi, ka sfiduar kryetarin e PD, pasi tha sërish se SHBA i kanë refuzuar vizën kryedemokratit.
Ajo u shpreh në takimin me demokratët në Malësi të Madhe se Basha ka që në vitin 2017 që nuk udhëton drejt SHBA-ve, ndërsa shtoi se ka d javë që pret Bashën që ta përgënjeshtrojë.
“Nëse nuk është e vërtetë Basha le të ngrihet dhe ta përgënjeshtrojë, po pres dy javë.Ka 4 vite që nuk ka shkuar në SHBA prej 2017, ka tentuar disa herë, ka pasur disa ftesa, unë këtë përgjigje kam, Basha se të dalë dhe ta përgënjeshtrojë” tha ajo.