Edith Harxhi thirrje Lulzim Bashës/ “Tërhiqu, shpëto fytyrën sa nuk është vonë”

0
189
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Edith Harxhi nga grupimi “Për PD”, ka bërë një resume të fushatës për zgjedhjet e 6 marsit. Harxhi i ka quajtur këto zgjedhje tejet të rëndëishme, pasi sipas saj janë kthyer në zgjedhje politike tepër të rëndësishme për fatet e vendit

“Miq, ju përshëndes sot nga Shkodra e demokracisë. Kam disa javë që punoj me demokratët e Shkodrës, Lushnjes, Durrësit dhe Dibrës. Ka qenë një eksperiencë e jashtëzakonshme dhe kam takuar mijëra qytetarë të përkushtuar që mezi presin datën 6 mars të shprehin vullnetin e tyre në kutitë e votimit.

Këto janë kthyer në zgjedhje politike tepër të rëndësishme për fatet e vendit. Kandidatët e Shtëpisë së Lirisë të cilët kanë dalë nga primaret e para në historinë e Shqipërisë, janë personalitete në qytetet e tyre, demokratë që frymëzojnë dhe japin shpresë për të ardhmen.

Prandaj, sot i bëj thirrje gjithë qytetarëve të Shkodrës, Dibrës, Rrogozhinës, Vorës, Durrësit dhe Lushnjes të dalin të votojnë për të ardhmen e tyre dhe të ardhmen e Shqipërisë.

Në datë 7 mars gjithë shqiptarët do të kuptojnë cila është opozita e vërtetë dhe çfar kemi humbur në këto 9 vite me nje pseudo- opozitë të shitur, të tradhëtuar dhe peng”, shkruan Harxhi në rrjete sociale.

Më tej Harxhi i ka bërë thirrje Lulzim Basha që sa nuk është vonë të shpëtojë fytyrën e tij, duke tërhequr nga gara për 6 Marsit kandidatët e tij.

“Gjej rastin ti bëj një thirrje, LulzimBasha për deri sa nuk është ende vonë, të shpëtojë fytyrën e tij dhe atyre që e mbështesin, dhe të tërheqë nga gara elektorale e 6 marsit kandidatët e tij dhe në fund ti bëjë të vetmin shërbim demokratëve, vendit dhe Partisë Demokratike. Nëse ai nuk e bën këtë në 24 orët e ardhshme do të mbetet në histori si tradhëtari më i madh i kohërave moderne në Shqipëri.

Pavarësisht kësaj, në 6 mars 2022, qytetarët shqiptarë do të zgjedhin kandidatët e Shtëpisë së Lirisë si alternativa e vërtetë. Fitore dhe suksese në datën 6 mars dhe mirënjohje gjithë demokratëve që punuan fort dhe me përkushtim në këtë fushatë”, ka shkruar ndër të tjera Harxhi.

Zjarr Tv Ad