Edmond Budina: Nuk do të merrem me politikë, vetëm me teatër

0
53
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Partia Demokratike ka përmbyllur procesin e propozimeve nga anëtarësia lidhur me kandidatët për deputetë për zgjedhjet parlamentare të 2021, ndërsa i është hapur rruga fazës së dytë, verifikimit të emrave të propozuar bazuar mbi kriteret e përcaktuara nga udhëzimet e kreut demokrat.Nga propozimet e antarësisë janë depozituar në selinë e PD mbi 2 mijë emra, mes të cilëve do të përzgjidhen edhe kandidatët finalë.Përveç emrave të ish-deputetëve që dorëzuan mandatet në shkurt të 2019, në listat e propozuara sipas qarqeve ka shumë emra të rinj, një pjesë e të cilëve pjesë e shoqërisë civile si vëllezërit Edmond dhe Robert Budina të angazhuar në mbrojtjen e Teatrit Kombëtar.Duke ju përgjigjur interesit të gazetarëve, Edmond Budina, tha se nuk ka ndonjë ftesë nga PD, porse edhe nëse do ti shkojë ai e përjashtoi në mënyrë kategorike angazhimin politik të tij.“Jo absolutisht fare, nuk merrem me politikë, nuk dua ti hyj politikës fare. Nuk kam pasur ftesë nga PD por edhe nëse do ta kem personalisht nuk jam i predispozuar të merrem me politikë, do të merrem vetëm me Teatër”.Politika, shtoi ai, nuk është qëllim as i Aleancës për Mbrojtjen  e Teatrit.“Nuk jemi një formacion politik, nuk kemi ndërmend të bëhemi formacion politik dhe nuk kemi ndërmend të bëhemi pjesë e një partie apo partie tjetër”.

Zjarr Tv Ad