Edmond Panariti: Kush ka sy sheh ! Kush ka veshë dëgjon! Kush ka tru analizon dhe vepron!

0
43
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kush ka sy sheh ! Kush ka veshë dëgjon! Kush ka tru analizon dhe vepron! Çfarë duhet patur parasysh në prag të stinës së riaktivizimit të covid dhe të virozave? Asgjë nuk i lihet më rastësisë dhe fatit..

Kush bën lëvizjen i pari, ka në dorë kontrollin e infeksionit në popullatë dhe zbut pasojat nga virozat. Fakt : Për këtë vit stoku 2021 i vaksinave anti grip është pothuajse i gjithi i prenotuar që tani. Vetëm Gjermania ka porositur deri më tash doza antigrip për 70 përqind të popullsisë së saj.

Porositë vazhdojnë! Po përse shërbimi shëndetësor gjerman është i përqëndruar edhe te Gripi kur kemi Covid – 19 nëpër këmbë : Dy janë arësyet! Kombinimi i Covid me gripin stinor, për nga pasojat nuk është thjesht 1+1=2….por shumë më tepër

Sipas studimit më të fundit epidemiologjik, vaksinat kundër gripit mbrojnë nga gripi por edhe nga format e rënda të covid 19.

Sipas studimit ata që nuk vaksinohen ndaj gripit kanë 58 përqind më shumë mundësi të përfundojnë në urgjencë pas prekjes nga covid.

Kanë 45 përqind më shumë mundësi për të zhvilluar sepsis (infeksion të përhapur) dhe 58 përqind më shumë mundësi për të zhvilluar insult cerebral. Jam i sigurtë që do të ketë shumë mosbesues ndaj këtyre treguesve. Por siç thashë në fillim, kush ka sy sheh dhe kush ka tru sheh, analizon dhe vepron.. Prandaj edhe, secili e ka kokën mbi supe!

Zjarr Tv Ad