Edmond Spaho: Bankers Petroleum po vjedh shqiptarët

0
47
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i PD-së, Edmond Spaho thotë se korrupsioni dhe paaftësia e qeverisë Rama e bëjnë Shqipërinë të vetmin vend që nxjerr naftë, por vetë nuk përfton asgjë nga nëntoka.

Deputeti ngre një pyetje për kompaninë Bankers Petroleum, se përse vazhdon dhe nxjerr naftë kur del me humbje?

Sipas tij ryshfeti i zyrtarëve për të mbyllur bilancet me humbje të Bankers bën që shqiptarët sot ta blejnë naftën shumë shtrenjtë.

“Shqiperia eshte i vetmi vend qe nxjerr nafte dhe ne kembim nuk fiton asnje lek nga nafta qe nxirret prej nentokes se saj.

Arsyeja eshte korrupsioni dhe paaftesia. Zyrtaret shqiptare te niveleve te larta marrin rryshfet qe te pranojne bilancet me humbje te kompanise nxjerrese te naftes.

Pyetja ne kete rast eshte e thjeshte: perse kinezet qe blene Bankers Petroleum dhe kanadezet para tyre, vazhdojne nxjerrjen e naftes kur dalin me humbje? Cfare kuptimi ka lejimi i nxjerrjes se naftes nga nentoka jone kur ne nuk fitojme asgje?

Ne te vertete ne po na vjedhin te dy palet me marreveshje te heshtur. Le pastaj kur kerkohet qe kontrata e re 5 vjeçare te nenshkruhet ne gjuhen kineze!!! Vetem ne Zulustan degjon kësi çudish.

Maskaralleqet e mesiperme dhe qeveria lëtyrë qe kemi, bejne qe qytetaret shqiptare ta blejne naften ne pikat e furnizimit me nje nga dhjete cmimet ne te larta ne bote” tha Spaho.

Zjarr Tv Ad