Efektet e birrës, tifozët e Feyenoord s’arrijnë të shkojnë në tualetet publike, psh*rrin sërish Tiranën e Veliajt

0
84
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Tirana është shndërruar në kryeqytetin e futbollit, për shkak të finales së Conference League mes Romës dhe Feyenoord që do të luhet në “Air Albania Stadium” në orën 21:00, por pjesëmarrja e madhe e rreth 90 mijë tifozëve ka vënë në pah edhe mungesat e kushteve minimale, siç janë tualetet publike.

Konsumi i tepërt i alkoolit, ka bërë që tifozët e Feyenoord, të urinojnë në rrugët e Tiranës dhe ku të munden, pasi bashkia nuk ka marrë masat e duhura për të mirëpritur këtë fluks të madh.

Në fotot shihet sesi një grup tifozësh urinojë në mes të rrugës, ndërsa vetëm pothuajse tre metra me tutje janë tualetet publike.

Zjarr Tv Ad