Efektivët i ndaluan për parakalim të gabuar, të rinjtë i thyejnë pasqyrat makinës së policisë/ Arrestohen dy të “fortët” në Krujë

0
60
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dy të rinj kanë rënë në prangat e policisë së Krujës.

Janë arrestuar shtetasit G. P., 19 vjeç dhe E. P., 24 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Personat në fjalë janë arrestuar pasi duke udhëtuar në drejtim të qytetit të Krujës, këta shtetas, kur janë ndaluar nga postblloku i Policisë Rrugore për shkak të një parakalimi të gabuar, kanë kundërshtuar për shkak të detyrës shërbimet e Policisë dhe kanë thyer pasqyrat e mjetit të Policisë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasit:

G. P., 19 vjeç dhe E. P., 24 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Arrestimi i tyre u bë pasi më datë 07.09.2020, duke udhëtuar në drejtim të qytetit të Krujës, këta shtetas, kur janë ndaluar nga postblloku i Policisë Rrugore për shkak të një parakalimi të gabuar, kanë kundërshtuar për shkak të detyrës shërbimet e Policisë dhe kanë thyer pasqyrat e mjetit të Policisë,” njofton policia.

Zjarr Tv Ad