Efektivi vret veten brenda ambienteve të policisë së Durrësit, ishte pezulluar nga detyra

0
56
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nënkomisari Arben Pjeçi me një karrierë 35-vjeçare në polici i ka dhënë fund jetës ditën e djeshme në zyrën e tij në policinë e Durrësit.

Sipas policisë, në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës është hapur me forcë zyra e oficerit Policisë Gjyqësore, Arben Pjeçi, i cili është gjetur i vetëvrarë me armën e shërbimit.

Oficeri Arben Pjeçi, 57-vjeçari ishe babai i dy fëmijëve dhe ishte dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, me punë në komunitet për plagosje të lehtë pas një sherri me komshiun dy vjet më parë.

Punonjësi i Policisë, në kushtet e depresionit për penalitetet që sjell vendimi i dënimit të formës së prerë që e kushtëzonte në të ardhmen me ndërprerjen e marrëdhënies së punës me Policinë e Shtetit, është vetëvrarë me armën e shërbimit në ambientet e zyrës së punës, në Komisariatin e Policisë Durrës.

Policia e Durrësit a reaguar pas vetëvrasjes e tij në zyrë, pasditen e djeshme.

Sipas policisë, rreth orës 16:15, në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës është hapur me forcë zyra e oficerit Policisë Gjyqësore, Arben Pjeçi, i cili është gjetur i vetëvrarë, me armën e shërbimit.

“Për këtë ngjarje është krijuar një grup i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë së Durrësit dhe oficerëve të Policisë Gjyqësore të Prokurorisë si dhe është njoftuar dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore. Në lidhje me rrethanat dhe për sqarimin përfundimtar të motivit, do të kemi njoftim shterues në përfundim të veprimeve hetimore paraprake”, njofton policia.

Po hetohet për të kuptuar pse “askush” nuk e ka dëgjuar krismën e armës së shkrepur brenda ambienteve të policisë së Durrësit.

Zjarr Tv Ad