Lapaj debat me tone të forta me Manjanin: Unë hipokrit? Ke qenë ministër

0
87
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-ministri i drejtësisë Ylli Manjani është përplasur në studion e emisionit “Now me Erla Mëhillin” me aktivistin Adriatik Lapaj për ‘përplasjen’ e mundshme mes politikës dhe SPAK.

Lapaj është shprehur se prova që Shqipëria është vjedhur është vetë Shqipëria, ndërsa shpreson se për këtë çështje SPAK të bëjë punën që i takon.

Këtë e ka kundërshtuar Manjani duke i thënë se SPAK nuk do të mund të bëjë asgjë, pasi është vet populli që u jep votën personave që kanë vjedhur vendin tonë.

Përplasja mes tyre ka degraduar me tone të forta.

Debati mes Lapajt dhe Manjanit:

Lapaj: Mund të jem gabim, dhe subjektiv, por unë mendoj se prova që Shqipëria është vjedhur është vetë Shqipëria. Një nga vendet më të pasura të Europës me pasuri natyrore, vuan për bukën e gojës. Këtu diskutohet sikur ky është një vend ku erdhi ky SPAK dhe prishi të gjithë qetësinë dhe lumturinë e këtij populli që ishte në një begati dhe paqe të madhe. Ky është një vend i zhytur në mjerim dhe dëshpërim dhe ka nevojë të ringjallet.

Manjani: Si ngjallet me SPAK. Pra ti nuk je për mjete politike, je për mjete juridike.

Lapaj: Unë jam për mjete politike dhe juridike

Manjani: O njërën o tjetrën.

Lapaj: Për një vend që KLSH, gjen 1,2 miliard euro në vit shpërdorim sigurisht…

Manjani: Nuk mban përgjegjësi, se merr votën zotëria që vjedh

Lapaj: Ça vote.

Manjani: E voton ky populli që thua ti.

Lapaj: Kush popull

Manjani: Nuk guxon të ia thuash ti, sepse je hipokrit.

Lapaj: Populli s’ka asnjë faj

Manjani: Pse e voton

Lapaj: Sepse i duhet të mbijetojë

Manjani: Dhe do e zgjidh SPAK këtë?

Lapaj: Kemi një klasë politike pa moral, i duhet të mbijetojë dhe këtu dihet të ndërhyjë drejtësia.

Manjani: S’ka për ta bërë dot.

Lapaj: Do ta bëjë. Kështu e mendoj unë. Siç jam hipokrit unë në një shoqëri që është vjedhur. Të vlerësoj si profesion, tërhiqe atë fjalë.

Manjani: Jo jo nuk e tërheqë sepse nuk thua të vërtetën

Lapaj: Ti ke qenë ministër, si se them të vërtetën.

Zjarr Tv Ad