Efi Dhedhes ka përmendur dje herë pas here debatin që pati me Luiz Ejllin në “Prime”-in e së martës, ku këngëtari u revoltua me një shprehje aspak të këndshme të përdorur nga Efi.
Kjo e fundit teksa po fliste për Luizin në dhomën e rrëfimit tha në një moment ‘ik p*rdhu ti dhe kush të ka bërë”.
Efi po e sqaronte atë debat me Dea Mishel dhe Nita Latifin dhe u shpreh se jashtë shtëpisë, në përditshmëri të gjithë përdorin fjalë që nuk duhet, kur janë me nerva.
Brenda shtëpisë së ‘Big Brother VIP”, shtoi ajo, duket më rëndë ndaj u zmadhua aq shumë situata. Efi tha se u ndje keq që u transmetua ai klip, pavarësisht se e tha vetë atë gjënë, pa u menduar mirë.
Më pas Efi i shpjegoi Nitës dhe Deas se me Luizin shoqërohet sepse e ka shumë xhan dhe për asnjë arsye tjetër. Nita u shpreh se në këtë lojë nuk ka vend për të patur xhan dikë.