Efi përplaset sërish me Kiarën pas primet: Nuk ta kam frikën se je mashtruese edhe do që të…..

0
537
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ka marrë fund miqësia mes Kiarës dhe Luizit me Efin, ndërsa mbrëmja e djeshme ka rezervuar debate të forta mes tyre, edhe pas përfundimit të spektaklit. Dy vajzat nuk kanë mundur të lënë pas hatërmbetjet, nga një video që Efi kishte postuar kundër Kiarës, teksa ndodhej jashtë shtëpisë së Big Brother, ndërsa dje lufta e tyre duket se bëhej për vëmendjen e Luizit.





Ky i fundit u pozicionua dukshëm në krahë të partneres së tij, duke nominuar për herë të parë gjatë qëndrimit në shtëpi, Efin. Dy vajzat kanë debatuar ashpër në oborr.

Teksa Kiara po fliste Efi i është kthyer: Po më ler moj të flas se ke një orē që po dërdëllit kot.

E teksa Kiara i jepte leksione se gjuhën e rrugës duhet ta përdorte jashtë pasi aty kishte kamera, Efi i ka thënë: Të mësuan si të flasësh kur të futesh brenda se ti s’dije të lidhje dy llafe.





Pjesë nga debati mes tyre:

Kiara: Është e turpshme që këtë diskutim vjen dhe e hap këtu. Duke të konsideruar shoqe, ti e di shumë mirë që prej meje je afruar me Luizin.

Efi: Ça thu mi? E kupton sa e shëmtuar që je bërë qëkur je kthyer

Kiara: Po ti vetëm të ofendosh ti, këtë ke pikën tënde të fortë

Efi: Tani e tutje më ke përballë

Kiara: Pse të kam frikë?

Efi: Ja tani po më shmangesh dhe nuk më lë që të kthej përgjigje. E rihapa temën se doli aty një video dhe…





Kiara: E dinë të gjithë që ti me mua ke qenë shoqe në fillim, mbylle këtë diskutim, se mbete duke folur në njerëz.

Efi: Kur të dalim jashtë do të faktoj unë se ti ke gënjyer, doli një video dhe unë i tashë Luizit se pse më rri ftohtë!





Të dyja vajzat këtë javë janë në nonimin, së bashku dhe me Qetësorin, Gertin dhe Lorencin.

Zjarr Tv Ad