Ekskluzive/ Gjinari pre e masakrës mjedisore(VIDEO)

0
57
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shqipëria është i vetmi vend në Evropë që raportin e sipërfaqes së pyjeve të prera me atë të pyjeve të mbjella e ka më të lartë se 1, çka bën që sipërfaqja e pyllëzuar ndër vite të ulet. Gjinari është bërë pre e kësaj masakre sot.

Nga pamjet e siguruara nga redaksia e Zjarr TV vihet re një masakër në mes të ditës, në Gjinar.

Gjinari karakterizohet nga një reliev malor dhe nga një klimë e pasur me oksigjen dhe pikën më të lartë e arrin me malin e Bukanikut i cili është 1831 m mbi nivelin e detit.

E veçanta e Gjinarit është se ai dallon për nga klima dhe resurset e veta natyrore, duke të ofruar një turizëm permanent, si gjatë verës, ashtu edhe në dimër.

Por nëse nuk reagojnë institucionet përkatëse, kush do t’i mbrojë këto dhurata të çmuara?

Video

Zjarr Tv Ad