Eksperti i sigurisë: Jugu është kthyer në pikë shitjeje të drogave sintetike

0
56
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Fatjon Softa, eksperti i sigurisë, ka deklaruar se jugu i Shqipërisë është kthyer në pikë-shitjeje e drogave sintetike.

Gjatë një interviste për “Euronews”, tregoi një operacion të kryer tek Onkologjiku më parë ku zbulon se shiteshin drogëra të tilla.

Ai rrëfeu se u detyruan të përdornin punonjës policie të veshur me uniformën e mjekut, të përdornin njerëz të shtrirë në krevat që bënin sikur ishin të sëmurë për të krijuar atë që quhet efekt parandalues.

“U detyruam të përdornim punonjës policie të veshur me uniformën e mjekut, të përdornim njerëz të shtrirë në krevat sikur ishin të sëmurë për të krijuar atë që quhet efekt parandalues.

Bëmë ndalimin e personave, u krijua paniku sikur edhe të sëmurët janë punonjës policie, sikur dhe ata që janë mjekë janë punonjës policie dhe kjo bëri një lloj parandalimi të atij operacioni që zhvilluar në qendrën spitalore,” tha Softa.

Zjarr Tv Ad