Eksploziv në biznesin e kandidatit të Bashës/ Reagon PD

0
65
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Partia Demokratike ka reaguar pas dy shpërthimeve me eksploziv në Shkodër, ku njëri ndodhi në biznesin e kandidatit të Lulzim Bashës për kryetar Bashkie, Xhemal Bushati.

Në një postim nga PD në rrjetet sociale, thuhet se gjendja e sigurisë në Shkodër ka vetëm përkeqësim për shkak të aleancës së qeverisë me krimin.

“Partia Demokratike dënon me ashpërsi sulmin me eksploziv ndaj pronës së kandidatit demokrat për bashkinë e Shkodrës Xhemal Bushati.

Për fat të mirë, familja e zotit Bushati, që banon në të njëjtën godinë, nuk ka lëndime fizike, por ngjarja është tronditëse për ta dhe për qytetarët e Shkodrës. Për fat të keq, gjendja e sigurisë në Shkodër ka vetëm përkeqësim për shkak të aleancës së qeverisë me krimin.

 

Zjarr Tv Ad