“Si do të ringrihet Partia Demokratike”, Genc Pollo flet pas vendimit të Gjykatës: Bashkimi pa rezerva i të gjithëve është parakusht, por …

0
56
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

DW : A ka ardhur koha per nje lidership te ri ne PD qe nuk mbart gabime/mangesi/ stigmatizime negative nga e shkuara?

Genc Pollo: Koncepti i rinovimit të brezave në parti e në çdo organizatë tjetër nuk është i gabuar. Përkundrazi ai është natyror. Por varet se si e se ku, e se me kë bëhet. PD e tentoi një rinovim në udhëheqje në vitin 2013 me rezultatin që kemi parë. Kështu që në këtë fazë partia nuk është në qejf për eksperimente. Koha e zhvillimet do e tregojnë se kur do të kemi proçese te tilla.

Ndërkohë që të bën përshtypje se askush nuk flet për rinovim në PS. Edi Rama është aty në nivele të larta prej njëçerek shekulli dhe kryetar prej 17 vitesh. Madje në këtë post prej vitesh nuk votohet më nga socialistët pasi “fiton zgjedhjet” e pushtetit siç na tregojnë p.sh. raportet e OSBE/ODIHR dhe përgjimet e gazetës Bild. Prandaj fokusimi aktual më duket i njëanshëm.

DW : A i vlen apo e demton ringritjen rikthimi i Berishës si kryetar i PD?

Genc Pollo: Së pari, anëtarët e Partisë Demokratike do e peshojnë këtë pyetje dhe do t’i japin përgjigje me votën e tyre në muajin maj. Së dyti, këshillat në këtë drejtim janë të mirëpritura sidomos kur vijnë nga votues e dashamirës të PD. Së treti, demokracia shqiptare ka nevojë urgjente për një opozitë efektive e cila luan plotësisht rolin e kontrollit e balances ndaj pushtetit qeveritar. Këtë e sheh kushdo; madje po na e kujtojnë edhe zyrtarët e Komisionit Europian, të cilët nuk para përzihen në çështje partie. Së katërti pa aksionin e zotit Berisha që nga vjeshta e shkuar, do të ishim me opozitën më moçalore të këtyre tre dekadave. Sa thashë më lart, mendoj se i jep përgjigje pyetjes tuaj.

DW : Dy grupimet kundershtare ne PD kane baltosur rende njeri-tjetrin. Ku e shihni celesin qe ato te bashkohen?

Genc Pollo: Baltosja është aspekti më i pakëndshëm i gjashtë muajve të fundit. Mbase na ngushëllon fakti që nuk jemi të vetmit; edhe jashtë vendit. Partia Popullore spanjolle në opozitë u përfshi së fundmi nga rivaliteti midis kryetarit të partisë dhe kryebashkiakut të Madridit; madje pati akuza të ndërsjellta për korrupsion e tendera pandemie. Në vijim pasuan dorëheqjet pa kushte. Dhe një kongres përbashkues është planifikuar në prill. Në rastin e PD-së në tërësi fajësimet ishin të përgjithshme pa prova e pa substancë. Por e veçantë duket çështja e Portit Durrës që duhet hulumtuar më tej. Por megjithatë vlen prezumimi i pafajsisë si parim.

DW : A prisni qe figura te PD me kontribute te spikatura, te nxjerra jashte nga Basha do te afrohen tanime per te vene ne sherbim te ringritjes pervojen, vokacionin politik nese nuk jane te stigmatizuar si të perfshirë në afera korruptive?

Genc Pollo: Janë afruar shumë syresh ndërkohë. Besoj do të aviten në parti dhe do të kontribuojnë në mënyra të ndryshme të tërë ata që duan e që munden. Procesi partiak i filluar në 11 dhjetor e mundëson këtë.

Zjarr Tv Ad