Eksploziv në një makinë dhe në disko, kush është i arrestuari që fshihej në Vlorë

0
5
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një operacion i policisë së Vlorës i koduar “Eksplozivi” ka vënë në pranga një person, të dyshuar për dy shpërthime, ngjarje të ndodhura në vitin 2017 në Elbasan.

Kështu efektivët e qytetit bregdetar në bashkëpunim me ata të Elbasanit, bazuar në informacione në rrugë operative, në rrugën “Janaq Kilica”, kanë bërë kapjen dhe ndalimin e 42-vjeçarit të shpallur në kërkim.

I shumëkërkuari është Astrit Sinanaj, banues në Tiranë.  42-vjeçari ishte shpallur në kërkim, pasi në maj të vitit 2017 në bashkëpunim me persona të tjerë dyshohet se kanë vendosur eksploziv poshtë një automjeti, si dhe në derën e një diskoje në Elbasan.

Ndaj Sinanajt, i cili kohët e fundit fshihej në Vlorë, Gjykata e Apelit Durrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Shkatërrim prone me eksploziv” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve”.

Ndaj të dyshuarit për ndjekje të mëtejshme, materialet iu referuan Prokurorisë.

Zjarr Tv Ad