Ekstradohet nga Holanda anëtari i grupit ‘Bajri’/ Ja emri

0
10
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

 

Ekstradohet nga Holanda një nga anëtarët e grupit kriminal ‘Bajri’.

Policia e shtetit ka bërë të ditur se sot është sjellë nga Holanda, Behar Bajri.

Njoftimi i Policisë së Shtetit:

Bashkëpunimi i Policisë së Shtetit me Partnerët në luftë kundër krimit të organizuar vuri në pranga në Holandë një prej pjesëtarëve të grupit kriminal ‘Bajri’.

Po në kuadër të bashkëpunimit Interpol Tirana ekstradoi nga Hollanda 39 vjeçarin nga Shkodra.

Nga Specialistët e Zyrës Qendrore Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Amsterdami/Hollandë drejt vendit tonë të shtetasit shqiptar :

Behar Bajri alias B. R. 39 vjeç, lindur në Shkodër.

Shtetasi B. B., ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda në vitin 2018, ka caktuar masën e sigurisë ‘Arrest me burg’, për veprat penale ‘Vrasja me dashje në bashkëpunim’, ‘Trafikimi i armëve dhe municionit’, ‘Organizimi i llotarive të palejuara’, ‘Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie e pasurisë’, kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit kriminal, ‘Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal’ parashikuar nga nenet 76, 22, 25, 278/2, 197, 25,109/b, 333/a, 334 të Kodit Penal.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Shtetasi B. B., alias B. R., është anëtar i grupit kriminal ‘Bajri’, i cili në bashkëpunim me anëtarët e tjerë të këtij grupi kriminal janë autorë të një sërë veprash penale .

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Hagë/Hollandë, u bë i mundur arrestimi i tij në Hollandë, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.

Zjarr Tv Ad