Policia e Elbasanit gjatë kontrollit të befasishëm ka zbuluar një lokal ku luheshin ende baste sportive.
Mësohet se është proceduar penalisht shtetasi me iniciale, L.SH, 53-vjeç pasi u akuzua për veprat penale, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Organizimi i lotarive të palejuara”.
Njoftimi i Policisë
Policia e Elbasanit, ka ushtruar kontrolle të befasishme në kuadër të zbatimit të planit të masave për evidentimin e ushtrimit dhe zhvillimit të kundraligjshëm të lojërave të fatit.
Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale një monitor dhe një njësi.
Procedohet penalisht pronari i një subjekti shtetasi L. Sh., 53 vjeç, banues në Elbasan, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Organizimi i lotarive të palejuara”.
Policia e Elbasanit do vijojë kontrollet e pandërprera në të gjithë territorin e Qarkut.
Policia e Shtetit fton cilindo të denoncojë falas në numrin 112 ose përmes aplikacionit ‘Komisariati Digjital’, çdo veprimtari të tillë të kundraligjshme, duke ju garantuar reagim të shpejtë dhe të paanshëm.