Elbasan/ Rama vizitë ”suprizë”, deputeti i PD i nxjerr listën e problemeve

0
105
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama ka kryer një vizitë të pa njoftuar publikisht në Elbasan.

Deputeti i PD në këtë qark, Luaçiano Boçi ka ironizuar vizitën e tij ”surprizë”, duke theksuar se “ky veprim “vjen nga “trimëria” që e karakterizon vjen papritur e pa pandehur”.

Deputeti i rendit një sërë mangësish nga të cilat vuan sot Elbasani duke nisur nga kushtet në konvikte, rrugën Tiranë-Elbasan etj.

Postimi i plotë

ÇFARË DO RAMA NË ELBASAN?! Rama na paska surprizuar Elbasanin?! Me siguri nga “trimëria” që e karakterizon vjen papritur e pa pandehur. Zakonisht e keqja ka këtë formë ardhje. “Hapi derën”- thonë në Elbasan.

Po çfarë vjen “të inagurojë” ky tipi gjysëm Kryeministër, gjysëm Ministër i jashtëm, në Elbasan?! Vjen për arritjet historike të papunësisë e të mjerimit që është ulur këmbëkryq në qytetin më të ndotur të Shqipërisë?! Ndoshta vallë vjen për rrugën Tiranë-Elbasan, për të cilën ke gjashtë vite që mashtron, dredhon e deliron?! Ndoshta për gjendjen mjerane të konvikteve mesjetare?!  Fotot e video e dëshmojnë qartë gjendjen. Aaaa po! Ti Rame po vjen për të inaguruar shkatërrimin e Universitetit Publik të Elbasanit dhe projektin tënd, për asgjësimin e mësuesisë dhe degëve të tjera e më pas shndërrimin e tij në një Kolegj pa vlerë. Zero lekë investime ke sjellë për gjashtë vite në këtë Universitet. Shikoi mirë shifrat, se si në sajë të qeverisë tënde e Ligjit tënd e formulës të pranimit, sot në Universitetin e Elbasanit degët themelore bazë të tij që i dhanë famën e vlerën, janë katandisur në këto shifra:

Gjuhë-Letërsi14studentë
Gazetari27studentë
Histori-Gjeografi11studentë
Gjuhëshqipfrënge9studentë
Gjeografigjuhëitaliane0(embyllur)
Historigjuhëgjermane0(embyllur)
Gjermanisht0(embyllur)
Italisht0(embyllur)
Frengjisht0(embyllur)
Matematikë9studentë
Bio-Kimi 13 studentë

Kjo është e vërteta e arritjeve të tua.

Mos u mundo të pllaquritesh në ato monologjet e tua të pështira, për të mashtruar me pakte sakate studentet e pedagogët, sepse ti je tipi Kryeministër që ke prerë në besë e në shpresë studentët,qytetarët,fermerët,biznesin.
Hajde ha një “peshk” të bardhë në Labinot se aq meriton!

Zjarr Tv Ad