Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Si rezultat i përkeqësimit të kushteve atmosferike dhe rifillimit të reshjeve të dëborës në zonat kodrinore dhe malore të Qarkut të Elbasanit janë krijuar probleme serioze në qarkullimin e automjeteve në zonat e thella si dhe në zhvillimin normal të procesit mësimor.
Sipas burimeve zyrtare në rrethin e Elbasanit nuk zhvillohet mësim për shkak të reshjeve të dëborës në shkollat “Ibrahim Bozhiqi” (Qafe); Guri i Zi, Benë.
Në rrethin e Gramshit nuk zhvillohet mësim për shkak të reshjeve të dëborës në shkollën “Tahir Sadiku” (Lenie).
Në rrethin e Librazhdit procesi mësimor zhvillohet normalisht pasi reshjet e shiut dhe të dëborës kane filluar para pak minutave.