Elbasan/ Vihet në pranga 42-vjeçari për një seri veprash penale

0
57
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një 42-vjeçar i shpallur në kërkim është vënë në prangat e policisë për një sërë veprash penale. Burimet nga policia njoftojnë se Kelmend Kruja, banues në lagjen “Dyle Haxhire” të Elbasanit ishte dënuar për mashtrim, vjedhje dhe drejtim mjeti në mënyrë të parregullt.

Në vitin 2016 Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan e kishte dënuar me 8 muaj burg për veprën penale “Vjedhje” si dhe në 16.03.2018 ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Mashtrim”.

Më datën 21.05.2018 Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar me 3 vite burg për veprën penale “Mashtrim”, ndërsa Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë më datë 20.06.2018, e ka dënuar me 3 muaj burg, për veprën penale “ Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”(të gjitha masat e dënimit në mungesë). Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan.

Zjarr Tv Ad