Eleminohet biznesmeni shqiptar pranë një lokali/ Detajet…

0
7
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mbrëmjen e djeshme në Novi Pazar të Serbisë, është vrarë një biznesmen shqiptar nga Kosova, pronar i një agjencie turistike në Prishtinë, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur.

Viktima është Selajdin Janjeva, pronari i agjencisë turistike “Selo Tours” nga Prishtina, ndërsa ka mbetur i plagosur baxhanaku i tij.

Mediat serbe, kanë publikuar pamjet e shkëmbimit nga kamerat e sigurisë. Autori pasi  ka shtënë mbi të, është larguar me shpejtësi dhe ende nuk është arrestuar.

Ende nuk dihen rrethanat e këtij eleminimi, por sipas dëshmitarëve okularë viktima po qëndronte pranë një lokali, ku fillimisht pati një grindje dhe më pas u dëgjuan disa të shtëna.

Zjarr Tv Ad