Elena Kocaqi prezanton në TV partinë e re: Do të jetë për popullin, duhet të çahet sistemi

0
247
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

“Krijimi i një partie të re është sikur t’i hysh detit më këmbë në kushtet e Shqipërisë”. Kështu u shpreh historiania Elena Kocaqi, teksa prezantoi në “Ditarin me Erion Dushin” në A2 CNN, Aleancën Kombëtare Shqiptare, e cila sipas saj do të jetë një parti e të gjithë popullit. Sipas saj kjo erdhi si nevojë në një kohë kur politika aktuale 30-vjeçare e kanë lënë këtë vend të pashpresë, pasi kanë vënë partinë mbi Shqipërinë.

“Kam kohë që përpiqem të bëj diçka, por është e pamundur, se klasa e vjetër politike nuk do të bësh diçka vetëm t’i shërbesh asaj. Gjithmonë e kam ndjerë që Shqipëria ka mangësi në këtë pikë dhe nuk bëj dot gjëra që të shoh vetëm karrierën time. Zonja Kocaqi nuk pranon urdhra që vënë partinë mbi Shqipërinë, partitë aktuale vënë gjithmonë partinë mbi Shqipërinë ose e barazojnë. Shqipëria është këtu kurse partitë sot janë nesër nuk janë. Të vjen keq kur shikon njerëzit të pashpresë; 35 vjet e njëjta politikë e retorikë, fyerje sharje ofendime. Ne që e duam Shqipërinë na dhëmb të ndodhemi këtu kur populli nuk ka alternativë”.

Ajo e shikon situatën politike në vend më keq se në kohën e diktaturës apo të Luigjit të 14 në Francë dhe theksoi në A2, se qëllimi kryesor është çarja e këtij sistemi politik.

“Mbyllja e listave është antidemokratike. Këtë shtet ia kanë marrë popullit. Gjithçka. Jemi më rëndë se diktatura e Enver Hoxhës dhe se Luigji 14. Njerëzit janë pesimistë. Lind një detyrim qytetar që t’i ofrosh veten si alternativë. Brenda sistemit duhet të çash sistemin, nëse populli del masivisht për të votuar këta nuk kanë ku të shkojnë. Më keq se e kanë çuar këta nuk ka. Duhet demokraci nga poshtë. Populli duhet të vendosë me referendum. Këta ia kanë marrë pushtetin popullit edhe me kushtetutë. Ne do preferonim listat e hapura dhe për të çarë këtë sistem që e çan popullin”.

Kocaqi thekson se partia e saj synon meritën dhe në qeverisjen e saj, Ministri i Financave do të duhet të jetë financieri më i mirë i Shqipërisë.

“Ministri i Financave do të duhet të jetë financieri më i mirë i Shqipërisë de do ta vendosja me ligj që do të ishte më i paguar se kryeministri edhe se presidenti se ka një post të rëndësishëm. Privati merr njerëzit më ekspertë kurse shteti merr injorantë. Nuk mund të qeveriset kështu se është proces tekniko shkencor. Ne si grupim kërkojmë të vëmë në qendër meritën”.

Duke e konsideruar kriminal pozicionimin majtas apo djathtas, Kocaqi theksoi në A2, se partia e saj ka së pari interesin kombëtar dhe të gjithë qytetarëve shqiptarë.

“Ne e çojmë si iniciativë publike për të dalë në tregun politik do të ketë përfaqësues të Diasporës, rretheve, intelektualë. Ne lidhemi këtu për interesin kombëtar. Pozicioni majtas e djathtas është kriminal se ke përjashtuar popullin e shtresave të tjera. Qeveria duhet të jetë për të gjithë shqiptarët dhe për të mbrojtur interesat e qytetarëve. Nuk ka politikë të majtë, të djathtë, por të gjithë qytetarëve. Nëse nuk është e tillë, nuk është e qytetarit, por e një grupi njerëzish”.

Në fjalën e saj, ajo përjashtoi mundësinë e krijimit të një shteti bektashi në vendin tonë, pasi nuk e lejon kushtetuta dhe kodi penal.

Zjarr Tv Ad