Elia Zaharia thyen heshtjen dhe reagon për herë të parë pas videos me Princin

0
416
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Elia Zaharia ka reaguar për herë të parë pas përplasjes fizike me princ Lekën, me të cilin është në proces divorci.

Nëpërmjet një postimi Elia shprehet se është thellësisht mirënjohëse për mbështetjen që të gjithë njerëzit kanë treguar për të, veçanërisht artistët kryesisht aktorë të teatrit që në mbështetje të saj krijuan një peticion sensibilizues.

Postimi i Elia Zaharias:

Miq dhe dashamirës,

Ndjej dhe dëshiroj të shpreh mirënjohjen time më të thellë për mbështetjen dhe kurajon që më keni dhënë përgjatë këtyre ditëve kaq shqetësuese për mua dhe familjen time!

U jam falenderuese të gjithë atyre që u ulën dhe më shkruan fjalë zemre, atyre që kuptuan dhe ndjenë dhimbjen time!

Artistë të shquar e të nderuar të vendit tim, nga brezat që na kanë bërë e vazhdojnë të na bëjnë krenarë e që janë një pasuri kombëtare, deri te brezat e rinj të artit e kulturës në vend, u bashkuan në një peticion sensibilizues në mbështetje të një dinjiteti njerëzor! Ju jam përulësisht mirënjohëse, deri në lot!

Zjarr Tv Ad