Dorëzohu, bëj burgun/ Ja thirrja e Arlind Qorit për Erion Veliajn

0
52
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Drejtuesi i “Lëvizja Bashkë”, Arlind Qori, reagoi ditën e djeshme ndaj kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, të cilin e etiketoi ogiçi i Ramës në bashkinë e Tiranës. Ai u jep 10 këshilla Veliajt, që deklaroi në takimin me socialistët në Dajt se nuk duhet kapitalizëm i egër si në Amerikë, nga ndalimi i dhënies së lejeve për kullat deri te leximi i librave në burg, ku do të përfundojë për vjedhjen epokale të inceneratorit të Tiranës.

Reagimi i Qorit:

Sa herë ndihet keq, Edi Rama nxjerr ogiçin e tij të Bashkisë së Tiranës që të bëjë si i majtë. Ndoshta e shqetëson potenciali i Lëvizjes BASHKË.

“Nuk na duhet kapitalizëm i egër si në Amerikë.” – ka thënë sot Erion Veliaj. Meqenëse unë kam ca njohuri për domethënien e së majtës, po i çoj 10 këshilla nga larg:

1. Mjaft me leje për kulla!
2. Ndërto shkollat që ke premtuar e gënjyer çdo fushatë, duke nisur nga Astiri!
3. Ndërto korsi të dedikuara autobusësh dhe shërbim publik transporti!
4. Ndërto banesa sociale cilësore e të mjaftueshme!
5. Ndërto ujësjellësin e ri e të stërpremtuar të kryeqytetit!
6. Mos jep leje ndërtimi te Parku i Liqenit! Boll njerëz po vdesin nga ndotja e ajrit edhe kështu.
7. Krijo hapësirë publike për fusha sportive!
8. Mos i detyro punonjësit e bashkisë të të shpërndajnë postimet!
9. Dorëzohu në prokurori për vjedhjen epokale të inceneratorit të Tiranës dhe lejet mbytëse të ndërtimit në Tiranë!
10. Në burg lexo libra, dhe ndoshta do të vijë dita kur të kuptosh edhe domethënien e së majtës, edhe se çfarë i ke bërë këtij populli e këtij qyteti.

Pa ndofarë respekti!
Arlind Qori

Zjarr Tv Ad