Vrasja e Pëllumb Metës/ Eksperimenti befason hetuesit, tre fëmijët dhe gruaja e tij dinë të përdorin armën

0
249
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Zbardhen detaje të reja nga vrasja e Pëllumb Metës në Shënavlash të Durrësit, ku të arrestuar mbahen 3 fëmijët, ndërsa hetohen edhe veprimet e bashkëshortes së tij.

Burimet konfirmojnë se është bërë eksperimenti me secilin prej tyre lidhur me faktin nëse dinë të qëllojnë me armë, ku hetuesit janë befasuar nga fëmijët Hysen, Hygerta dhe Amarildo dhe bashkëshortja e viktimës, Blerina Meta, të cilët janë dërguar në poligon.

Rezulton se të 4 dinë të përdorin armë, teksa prokurorisë i bie një opsion për sa i takon pistave për të shkuar drejt zbardhjes së ngjarjes, duke shtuar nga ana tjetër rrethana të reja për hetimin.

Në këto rrethana ekspertët e kanë rikthyer Hygerta Metën edhe njëherë në banesën ku ndodhi ngjarja për të lidhur deklarimet e saj me provat.

Nga ky veprim do të mbahet një procesverbal nëse deklarimet e saj për mënyrën se si e kreu vrasjen përputhen ose jo me skenën e krijuar nga hetimet dhe ekspertiza që është bërë.

Zjarr Tv Ad