Ketrin Gjoçaj tregon Edi Ramën e viteve të shkollës: Kemi qenë shumë të afërt

0
689
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

E ftuar në “E diell” Ketrin Gjoça, regjisorja dhe moderatorja e disa emisioneve në RTSH, ka folur për jetën dhe fëmijërin e saj.

Në një shfletim galerie me foto të vjetra, u shfaq edhe një foto me shokët dhe shoqet e saj të klasës, nga e para deri te e teta. Mes tyre ishte edhe kryeministri Edi Rama.

Por si e përshkruan ajo Edi Ramën në shkollën fillore?

“E kam pasur në klasë 8 vite. Ishte nxënës shembullor, i shkëlqyer, pikturonte që atëherë shumë mirë. Kemi pasur shumë miqësi. Shumë i sjellshëm, shumë i urtë, shumë i komunikueshëm. Nuk dukej në atë kohë si lider, ishte i butë”, shprehet Gjoça për Ramën.

Zjarr Tv Ad