“Elisa jeton në botën e çudirave”, Noka ironizon ministren: Me shkopin magjik kërkon t’u servirë shqiptarëve realitetin virtual

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, iu drejtua ministres Elisa Spiropali, duke i thënë se mashtron kur thotë se kjo qeveri ka ndërtuar shkolla dhe kopshte në Kamëz. Në fjalë e tij Noka ironizoi ministren teksa u shpreh se me shkpin magjik mendon se mund t’u servirë shqiptarëve realitetin virtual.

“Në fiilim doja të flisja për shqetësim madhor që është çështja e sigurisë kombëtare. Por dua të flas për një mashtrim që tha ministrja Spiropali, por iku se nuk mund të pranojë të vërtetën. Ajo mendon se ne dhe banorët jemi qorra dhe nuk shohin. Vetëm Elisa është në botën e  çudirave dhe me shkopin magjik mendon se mund të servirë shqiptarëve realitetin virtual.

Elisa është promovim i Skënderbeut. Ku është shkolla që është ndërtaur në zonën  e saj elektoarale, le të thotë një kopësht që është ndërtuar në Kamzë. Zonja kapërdiset dhe gënjën. Elisa dhe Skënderbeu jetojnë në botën virtuale të çudirave, por njerëzit jetojnë në botën e realitetit. Këtu ne jemi përfaqësues të halleve të qytetarëve dhe jo për showmen”, u shpreh Noka.

Zjarr Tv Ad