Nga Elmaz Sherifi
Pasi e “ndezi zjarrin” ne presidence, Rama i paralajmeroi kundershtaret brenda partise, se te pa kenaqureve do ua “ndez zjarrin” diten e themelimit te Partise Socialiste, me 12 qershor.
Pse i kercenoi kundershtaret brenda partise me 12 qershorin ? Sepse ajo date, nuk do te jete dite festive, por dita e gjykimit dhe e largimit nga forumet drejtuese te kundershtareve te tij, dhe ata pritet qe te jene te shumte.
Perse duhet ndezur zjarri te “pragu i vete”, ? Sepse, deri athere, do te jete “shuar zjarri” ne Presidence. Ai e “ndezi zjarrin” ne Presidence, per te larguar vemendjen e opinionit publik dhe te nderkombetareve nga procesi zgjedhor, i cili po kontestohet me dosje voluminoze nga opozita.
Ai e ka shume te qarte, se e ka te humbur edhe betejen e dyte te shkarkimit te Metes, sepse, nuk ka asnje shkak ligjor per ta marre nismen e shkarkimit,. Provoi ta shkarkonte Meten, kur pretendonte se Presidenti kishte tejkaluar kompetencat kushtetutese, kur ekzistonte nje dekret, jo me tani, qe presidenti, nuk ka prodhuar asnje akt, nuk ka nxjerre asnje dekret !
Ai e di, se nuk mund te legjitimohet nje Komision Hetimor per shkarkimin e Presidentit, me ish deputete, dhe me nje parlament, me ish deputete. Ky parlament e mbaroi misionin e vet qe diten qe u shpallen zgjedhjet parlamentare, dhe duhet te mbetet formalisht, vetem per nje situate te jashtezakoneshme.
Ai eshte I bindur se edhe thirrjet per te bashkepunuar me PD-ne, per zgjedhjen e Predidentit te Ri, jane thjeshte demagogji, por, ai do te vazhdoje ta luaj ate loje, derisa te mbaroj analiza e ankesave te opozites nga organet e legjitimuara nga Kodi Zgjedhor.
Me krijimin e Komisionit Hetimor per shkarkimin e Presidentit, Rama shfaqet krejt ai qe ka qene, se mandati i trete i duhet per hakmarrje ndaj kujtdo qe e pengon ne endrren per te qeverisur deri ne 2030, ashtu si i eshte fanepsur ne enderr !