Elona Caslli: Unë shfrytëzoj hapësirën në fejsbuk Zhaklinë, është çështje zgjedhjeje dhe formimi, ti e shfrytëzon për t’u mësuar të rinjve se kur duhet të masturbohen ose jo

0
467
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në fakt, asgjë nuk kërkon sforcime më të mëdha të menduari sesa argumentimi që synon të justifikojë jomendimin .

Milan Kundera

Zhaklin, në orvajtjen tënde të dëshpëruar për të justifikuar mosmendimin tënd, ke rënë në grackën e atij që “sulmon” në mungesë argumenti. Megjithatë, nuk kam kurrfajë ndroje t’i përgjigjem “”sulmit” tënd.

Unë punoj në universitet Zhaklin, në ” Zyrën e Marrëdhënieve me Jashtë”. Zbatoj projektet që universiteti ka me Evropën, ku nuk më kërkohet një ” Fantazi e artë”, por një zhvillim mesatar mendor dhe një korrektësi që i përgjigjet protokollit evropian. E para kjo. E dyta, jo për nga rëndësia, por për nga renditja, ke thënë se beson tek koncepti i shtetit ligjor. Shteti ligjor në këtë rast përfaqësohet nga kryebashkiaku Erion Veliaj, nga i cili ke përftuar një projekt prej 30 milionë lekësh nën sloganin ” Fantazuesja e artë”. Në cilësinë e së kulluarës që beson tek shteti ligjor, ti Zhaklin në përgjigjen që më ke dhënë nuk e ke përmendur dobinë e këtij projekti. Pra, pikat e tua kthjelluese duhet të ishin;

  1. Kujt i shërben ky projekt?
  2. Sa kohë zgjat ky projekt?
  3. Cilat janë rezultatet që priten nga zbatimi i këtij projekti?
  4. Si do të maten këto rezultate?

Protokolli evropian i projekteve ( pa fantazi të artë) Zhaklinë, funksion kështu. Ndoshta protokolli i ” Fantazisë së artë” në bashkinë e Erion Veliajt funksionon ndryshe.

Lidhur me mënyrën se si unë shfrytëzoj hapësirën në fejsbuk Zhaklinë, është çështje zgjedhjeje dhe formimi. Ti e shfrytëzon për t’u mësuar të rinjve se kur duhet të masturbohen ose jo. Unë e shfrytëzoj për të shprehur mendimin tim mbi çështje të ndryshme, sikundër për të shpërndarë letërsi, pikturë dhe filozofi. Sidoqoftë, përgjigjja që ke dhënë nuk e përligj bashkinë ” ligjore” që të ka dhënë një fond prej 30 milionë lekësh. Kur ta mësosh pse i ke marrë 30 milionë lekë nga taksat e shqiptarëve, na informo Zhaklinë. Gjithmonë nëse mundesh dhe ke aftësinë për ta bërë. Post Scriptum- Duhet një zemërgjerësi shumë e madhe për të deklaruar se beson tek ” shteti ligjor i Veliajt” për sa kohë ky i fundit ka shembur Teatrin Kombëtar ( të cilin ti pretendon se e ke mbrojtur) dhe ka kullëzuar një qytet të tërë.

Elona Caslli

Zjarr Tv Ad