Elona Guri-Ramës: Plak i degraduar, Llaxore e keqe e Surrelit, do ta marrësh përgjigjen në 25 prill…

0
1985
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Elona Guri, kandidatja për deputete e LSI-së në Qarkun e Durrësit, për zgjedhjet e 25 prillit, njëherësh edhe drejtuesja politike e LSI-së në këtë qark, ka reaguar pas deklaratave që ka bërë kundër saj Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi të zhvilluar në Durrës.

“Është një ambasadore e Monës dhe Lilos. Një ambasadore që vjen drejtpërdrejt nga nuk e di se ku dhe kërkon votat këtu në Durrës. Kjo është një fyerje, është një tallje. Marrje për budallenj e durrsakëve, duke iu afruar këtë milet”, u shpreh Rama.

Guri shprehet s’e në krah të saj, qëndrojnë qytetarët e ndershëm të Durrësit, ndërsa në krah të Edi Ramës, trafikantët.

Postimi i plotë i Elona Gurit:

Llaxorja e keqe e Surrelit paska qenë në Durrës. Pamje mjerane e një letyre që përgjigjen do e marrë në 25 prill nga Durrësi dhe e gjithë Shhqipëria.

Ashtu si përdori sot gjuhë raciste ndaj shqiptarëve të ndershëm dhe punëtore, por që nuk përulen ndaj legenave si ai dhe “bidonave” të krakut që mban rreth vetes, m’u drejtua edhe mua.

Dua t’i kujtoj, këtij “plaku” të degraduar, që në Durrës krah meje janë të rinjtë që e duan Shqipërinë, ndërsa ti i urren dhe do t’i zëvendësosh me afrikane, se ata, të mjerët, nuk të kërkojnë llogari për skandalet, shkatërrimin, vjedhjet dhe plehrat që mban rreth vetes.
Ti do skllevër modernë pa sy, pa gojë, pa veshë, pa mend.

Krah meje janë qytetarët që e kanë populluar Durrësin nga e gjithë Shqipëria,, ti ke në krah halabakët, Terin e plehrave, Çyrben e çorbës së pronave dhe Ndraxhin e kokainës dhe heroinës.

Unë kam në krah qytetarët autoktone të Durrësit që më mbështesin se bashkë do risjellim lirinë e të bërit biznes, që të gëzojnë pronat e tyre, që të punojnë për fëmijët e tyre, ndërsa ti je në krah me rrënuesit e historisë mijëra vjeçare të Durrësit, me hajdutët e pronave të tyre, me banditët që i vejnë gjoba dhe nuk i lënë të jetojnë si qytetarë të lirë dhe ua kanë nxirë jetën se të kanë ty në krah.

Unë kam në krah gratë e Durrësit që janë të pikëlluara se ti me legenat që mban rreth vetes i ke detyruar të largojnë fëmijët e tyre që të mos bëhen viktima të bandave.

Ndërsa për fjalorin e denjë për mbledhjet e Rilindjes nuk po të përgjigjem, por më vjen pështirë që gra si Milva, Klodiana dhe Ana rrinin si pula kur ofendohej një nënë, një grua, në fakt nuk mund të reagojnë se nuk kanë më asnjë ndjenjë humane dhe asnjë vlerë gruaje.

Rilindja i ka deformuar karakterin i ka kthyer në një mall pa vlerë, në gra pa dinjitet, në shërbëtore të së keqes.

Në 25 prill të gjithë bashkë durrsake autoktone, të ardhur nga veriu në jug, të rinj e të reja, gra dhe të moshuar do jemi bashkë për të të dhënë përgjigjen që meriton ti dhe halabakët e tu.

Edi Rama pas 25 prillit nuk do të mjaftojë bidoni i krakut të të sjellë në vete. Pas datës 25 prill do të fillojnë hallet reale për ty dhe puna, jeta normale për shqiptarët.

Zjarr Tv Ad