Elvi Fundo publikon dokumentin: Investimet që duheshin bërë për 6 vite te inceneratori i Tiranës

0
226
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari Elvi Fundo, zbuloi në një intervistë për emisionin “Review” në Euronews Albania, dokumentet e dorëzuara prej tij në SPAK në lidhje me çështjen e inceneratorëve.

Fundo tha se pas daljes në një emsion televiziv, ku publikoi dokumente në lidhje me çështjen e inceneratorëve, në zyrën e tij kanë mbërritur hetuesit e SPAK të cilët i kanë kërkuar dorëzimin e dokumenteve.

Ai shtoi se ka dorëzuar në Prokurorinë e Posaçme materiale që nuk kanë të bëjnë me dosjen Ahmetaj, por me inceneratorin e Tiranës.

“Ky është pjesë e kontratës koncensionare e inceneratorit të Tiranës.  Kompania koncencionare ka pretenduar se nga burimet e saj të ardhurat e saj do të investonte te inceneratori i Tiranës, 128 milion euro në 6 vite. Kemi vetëm vitin e parë, duhet të investoheshin 38.5 mijë euro, në vitin e dytë 40.2 milion euro, në vitin e tretë 20 milion euro, në vitin e katërt 10.533.48 milion euro, në vitin e 5 janë 15.600.147 milion euro, në vitin e 6 duhet të investoheshin, 3.066.813 milion euro. Kompania ka rreth 100 milion euro të ardhura. Nëse puna do të kishte nisur që ka nisur kontrata, sot investimi duhet të kishte përfunduar. Kompania ka investuar vetëm 30 milion euro në inceneratorin”- tha ai.

Për shkak se kishte firmosur një deklaratë që të ruante sekretin hetimor, ai zgjodhi të mos jepte shumë detaje.

“Më është kërkuar me një kërkesë dorëzimi i materialeve që kam publikuar në një emision televiziv.

Janë paraqitur dy oficerë të SPAK, dashamirës dhe me etikë dhe me mjaft profesionalizëm më kërkuan dokumentet. I vendosa në dispozicion dokumentet që publikova në “Opinion”.

Dokumentet që kam dorëzuar unë nuk kanë lidhje me çështjen Ahmetaj, se dosja Ahmetaj është dosje më vete dhe dosja e inceneratorëve është dosje më vete. Dosja e Elbasanit është më vete, ajo e Fierit më vete, por unë kam dorëzuar dokumentet për Tiranën. Dokumente që lidheshin me e-maile, shitje blerjesh aksione të kompanive dhe që nuk është marrë leje nga qeveria shqiptare”, tha Fundo.

Zjarr Tv Ad