Deputetja e PD-së, Ina Zhupa, e ka quajtur shkelje të ligjit dhe kapje politike zgjedhjen e Alfred Pezës në krye të Radio Televizonit Shqiptar.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Zhupa shprehet se ardhja e Pezës në krye të RTSH-së ishte paracaktuar nga kryeministri Edi Rama.
Ndër të tjera, deputetja vë në dukje shkeljen e ligjit, ku theksohet se Drejtori i Përgjithshëm nuk lejohet të jetë anëtar i partive dhe shoqatave politike, kandidat për deputet apo të jetë zgjedhur i tillë në 2 legjislaturat e kaluara.
“Shkelje e ligjit dhe kapje politike emërimi i Alfred Pezës, ish deputetit dhe anëtarit të PS në krye të RTSH.
Sic e paralajmërova në dëgjesën me Këshillit Drejtues t? RTSH, ishte paracaktuar nga kryeministri zgjedhja e Pezës në mënyrën antiligjore në krye të institucionit.
Në ligj Nr. 97/2013 “PËR MEDIAT AUDIOVIZIVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË, në nenin 104 ku flitet për papajtueshmerite dhe konflikti i interesave te Drejtorit te Pergjithshëm te RTSH-së, në pikën 1 thuhet se:
Drejtori i Pergjithshem i RTSH-se nuk lejohet: a) të jetë anëtar i partive dhe shoqatave politike, kandidat per deputet apo te jete zgjedhur i tille në 2 legjislaturat e kaluara te, te kete konkurruar per kryetar te njësive vendore ne zgjedhjet e fundit të organizuara per to apo kanë ushtruar detyren e kryetarit te bashkisë, anëtarit te Keshillit te Ministrave apo te prefektit gjatë 3 viteve te fundit, si dhe ata qe jane anëtare te Keshillit të Ankesave, AKEP-it apo punonjes te ketij te fundit”, shprehet ajo.
Sipas Zhupës ligji është shkelur sepse Alfred Peza qe zgjedhur deputet i Partisë Socialiste në periudhen 2013-2017, çka në fakt korrespondon me faktin që ka qenë deputet në një nga dy legjislaturat e fundit.
“Alfred Peza ka qenë i zgjedhur deputet i Partisë Socialiste në periudhen 2013-2017, ç’ka në fakt korrespondon me faktin qe ka qene deputet ne nje nga dy legjislaturat e fundit. (2013-2017;2017-2021 janë dy legjislaturat e kaluara)
Gjithashtu Alfred Peza është edhe anëtar i Partisë Socialiste, ka qënë i zgjedhur sekretar i saj dixhital dhe ne forumet drejtuese të saj, ç’ka është edhe një fakt tjetër qe bie ne papajtueshmeri me ligjin.
Kapja e çdo institucioni publik të krijuar me ligj si të pavarur është modeli i një shteti parti që nuk funksionon si demokraci. Dënoj me ashpërsi shkeljen e ligjit dhe si anëtare e komisionit të medias do përdor çdo mekanizim kundra saj”, shkruan Zhupa.