Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka prezantuar sot Kryeinspektorin e ri të IKMT-s, Ervin Hoxha.
Ervin Hoxha pason në këtë detyrë ish-kryeinspektorin tashmë, Agim Ismailin.
Gjatë fjalës së tij në një ceremoni ku morën pjesë drejtuesit qendrorë e vendorë të IKMT, ministri Balla tha se duhet punuar për të nisur një rrugëtim të ri, pavarësisht se rezultatet janë.
“Kjo punë duhet të nisë, me fushën e kompetencave për të shmangur mbivendosjet me punën e Policisë së Shtetit. Çështja e ndërtimeve pa leje mbetet një problematikë e mprehtë dhe fokusi duhet të jetë parandalimi, pa toleruar asnjë rast të ndërtimeve pa leje, pasi rastet nuk kanë munguar as në qendër të Tiranës”, tha Balla.
Ministri kërkoi një plan të plotë kontrolli në çdo cep të Shqipërisë, kontroll që do të ketë mbështetjen e plotë të Policisë së Shtetit.