Arti shqiptar në zi! Ndërron jetë aktori i mirënjohur i humorit Zef Deda

0
49
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Aktori i mirënjohur i humorit, Zef Deda është ndarë nga jeta në moshën 73-vjeçare.

Zef Deda mësohet se vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë. Mjeshtri i madh i humorit është ndarë nga jeta ditë e sotme.

Dy djemtë e aktorit, Julian dhe Mario Deda kanë vendosur një fiongo të zezë në shenjë zie në rrjetet sociale.

Zef Deda ka qenë një nga komedianët më të mirë në vend, i cilësuar edhe si Charlie Chaplin i Shqipërisë.

Aktori lindi në Shkodër më 27 korrik 1950 dhe është shkolluar në qytetin e tij të lindjes, dhe në politeknikumin e ndërtimit në Tiranë.

Fillon shkollën e lartë për gjuhë – letërsi, por nuk e mbaron dot për arsye shëndetësore. Ka punuar për më shumë se 40-vite në Teatrin Migjeni të Shkodrës. Talenti i tij spikat që në moshë të vogël. Me një shkathtësi dhe me një plastikë të shkelqyër psiko-fizike ai arrine të realizojë qindra figura artistike. Prandaj dhe është mjaft i dashur për publikun shqiptar, sidomos atë shkodran.

Pas një shkeputje prej 6 vitesh, për shkak te emigrimit jashtë atdheut, ai u kthye në vitin 1996 në Shqipëri për të ushtruar profesionin e aktorit.

Zef Deda është i martuar me Rozina Dedën dhe ka dy djem, Julian Deda dhe Marjan Deda.

Zef Deda gjithashtu ka interprertuar edhe shumë komedi si: “Vëllai nga babai”, “Kollovari”, “Big Brother Shkodra 1”, “Big Brother Shkodra 2”, etj.

Zjarr Tv Ad