Emigroi me anijen Vlora në Itali, Budina: Hipa i fundit, shoku mendoi se vdiqa

0
47
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Si mijëra shqiptarë të tjerë, edhe regjisori Robert Budina emigroi jashtë Shqipërisë në fillim të viteve 90-të.

Në një intervistë për “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj, Budina tregoi arsyet që e shtynë të ikte jashtë Shqipërisë.

Ai tha se edhe pse kishte kontribuar në krijimin e PD, në ndryshimin e sistemit në Shqipëri, filloi të ndiej zhgënjim, pasi ajo që kishte ëndërruar nuk ishte ashtu siç po ndodhte.

Budina tha se i zhgënjyer nga politika dhe nga realiteti vendosi të emigrojë në Itali me ëndrrën për të studiuar art.

Pjesë nga bisdeda:

Borakaj: Kur erdhi vendimi për të emigruar për të ikur jashtë Shqipërisë?

Bidina: Unë duke qenë një natyrë rebele kuptova se arti i asaj kohe nuk fliste siç duhej, fshihte gjëra. Po e them këtë për të kuptuar arsyen pse emigrova. Që në komunizëm vura një pjesë të Kadaresë që i binte regjimit, por me simbole. Të gjithë e pëlqyen por me një frikë, gjithsesi ishte 89-ta po vinte fundi, nuk persekutohej njeri por ishte autocensura. U bëra shumë aktiv, u mora me organizme me formimin e PD, mblodhëm listat, zgjuam studentët. Në 90-ën dy herë, ra njëherë vala, e ringjallëm sërish. Ndpdhi ngjarja e Kavajës thanë e organizoi OPD, isha shumë aktiv,. Në këtë aktivitet pashë që politikisht gjërat nuk janë njëlloj si dëshira për të ndryshuar, rrugës ndryshojën shumë gjerat në politikë dhe fillojnë dhe ato gjërat që ti si kishe menduar dhe që unë nuk mund të jetoja, pata një depresion të brendshëm. Ajo që unë kisha krijuar në mendje që ne do të luftojmë për demokracinë në fakt ishte dhe herët, dhe emigrova me në ëndërr të madhe që do të iki në Itali dhe do të studioja për kinema ose regji teatri. Duhet të kemi parasysh që në atë kohë nuk ishin mjetet që janë sot duhet t’i bëje fizikisht, dhe kështu vendosa të emiroj. Që në zgjedhjet e para që humbi PD vendosa të iki, dhe po prisja rastin për të ikur bashkë me disa shokë. Në mars nuk ka se nuk erdhën ata. Në 90-tën në gusht u dha rasti që anija Vlora po ikte, dhe ika. Madje nga Ilira kam bërë vrap në portin e Durrësit, hipa në një litar atje që ishte i lidhur me vinçin. Isha i fundit që kisha hipur, mua më rrëshkasin duart dhe bie mbi njerëzit, një grua ra në det, një plak theu krahun, unë prapë u nisa. Një miku im më pa dhe kujtoi se unë ika. Unë hipa sërish nga i njëjti litar, por këtë herë jo si atlet, por i frikësuar.

Borakaj: E konsideron veten me fat apo të vendosur?

Budina: Shumë me fat, pasi çdo eksperiencë në jetën tënde ka një ndikim të madh në atë që ti do të jesh nesër. E quaj me fat pasi unë u mora me art, nëse do të kisha zgjedhur me politikë duhet të zgjidhja nivele të tjera komunikimi dhe shoqërie. Nga një student i përkëdhelur i partisë pasi në atë kohë nuk ishte e thjeshtë, të shkosh në emigrant kupton dimensionin e vërettë të jetës që nuk ishte ajo, ajo ishte komplet një gënjeshtër, jeta e vërtetë është komplet ndryshe.

Zjarr Tv Ad