Emocionuese: Dy fëmijë zbritën nga biçikletat për të nderuar një veteran lufte që po përcillej në banesën e fundit

0
37
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një gjest i rrallë i dy fëmijëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka prekur zemrat e miliona njerëzve.

Fëmijët nga Indiana ishin duke luajtur me biçikletat e tyre, kur vunë re se në varrezat e qytetit po përcillej për në banesën e fundit veterani Charles Everett Yorn.

Një dëshmitareje që ishte aty pranë tha:

“Të shohësh këta dy djem të rinj që menjëherë të ndalen dhe t’i bëjnë nderimet e tyre një veterani të ndarë nga jeta, pa ndonjë nxitje ose dijeni të ndokujt që shikonte, ishte thjesht prekëse për t’u parë,” tha Hornbach.

Ajo postoi momentin e shkrepur në foto në Facebook, duke thënë se fëmijët zbritën menjëherë nga biçikleta dhe qëndruan me durim për disa minuta pa lëvizur.

“Dukej sikur ata s’kishin nevojë të diskutonin se çfarë duhet të bënin. Ata e dinin se kjo është ajo që duhet bërë në këto raste. Ishte kaq e natyrshme”, tha ajo.

Hornbach shtoi se edhe ajo u ndje në silket kur pa fëmijët dhe u ndje e detyruar të çohej në këmbë.

Zjarr Tv Ad