Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka sulmuar sot kandidatët e grupimit të Enkelejd Alibeajt që pritet të dalin në zgjedhjet lokale të 14 majit.
Nuk ka asnjë diskutim që PD del me një kandidat. Çdo kandidat tjetër që del, del në emër të Ramës për të dëmtuar PD-në. Kjo u takon shqiptarëve të thonë fjalën e tyre. PD del me një kandidat të zgjedhur me primare.
Kapllanaj do kandidojë në Mallakastër, Sandër Marku në Lezhë, Gazidede në Dibër, a janë ata kandidatë të Ramës?
Absolutisht vetëm të Edi Ramës. E di ti sa tendera ka fituar Kapllani? Ka fituar me dhjetra tendera, përfshi pallatet ku u krijua keqtrajtimi më i shëmtuar ndaj qytetarëve te 5 Maji. Nuk ka forcë që ta tërheqë PD-në nga tenderat. PD është opozitë e vërtetë dhe jo grup i tendermenëve. Kapllani ka një listë shumë të gjatë tenderash nga pushteti qëndror dhe vendor.
Ai është i detyruar. Atë e telekomandojnë. Atij i japin para. “Një kandidat një pallat” është në masën 80-90% e vërtetë. Këta janë të tillë, nuk kanë asgjë të përbashkët me popullin opozitar. Ju e patë se si ishin përzierë aksionet. Nëse ka një akt të vërtetë makbethian të Ramës ishte përfshirja e kreut të opozitës në aferën e Durrësit.