EMRAT/ Këta janë dy specialistët e IT që nxorën të dhënat, në pranga dhe dy “privatët” që i blenë

0
45
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeprokurorja e Tiranës Elisabeta Imeraj, ka thënë këtë të premte se në bashkëpunim me Policinë e kryeqytetit kanë mundur të zbardhin skandalin e publikimit të të dhënave të më shumë se 650 mijë shtetasve shqiptarë.

Sipas saj, janë sekuestruar shumë servera dhe kompjutera dhe është arritur te personat të cilët i kanë shpërndarë. Deri tani janë arrestuar 4 persona dhe dy prej tyre janë zyrtarë të shtetit, specialistë IT të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. Në pranga kanë rënë dhe dy personat që i kanë blerë këto të dhëna.

Dy punonjësit e Tatimeve dhe të AKSHIT që kanë nxjerr të dhënat janë: Eni Qirjako dhe Andi Agaraj, specialistë IT në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve.

Ndërkohë, dy punonjësit e kompaniove private që i kanë blerë këto të dhëna janë: Klodian Sota dhe Endri Ikonomi, punonjës të kompanive private. Kryeprokurorja Imeraj theksoi se nuk kemi të bëjmë me rrjedhje të të dhënave por shpërdorim detyre nga zyrtarë të shtetit dhe shitje të tyre kundrejt pagesës. Pavarësisht këtyre arrestimve, hetimet në bashkëpunim me Policinë e Tiranës vazhdojnë për arrestimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë skandal.

Zjarr Tv Ad