Emrat/ Lejuan kultivimin e kanabisit në Shkodër, mes 13 efektivëve të ndaluar edhe zv.drejtori Hajri Kushe

0
99
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Lejuan kultivimin e kanabisit në Shkodër, mes 13 efektivë të ndaluar edhe Hajri Kushe, zëvendës drejtori i drejtorisë së policisë së Shkodrës i cili është pezulluar nga detyra e tij dhe është vënë nën hetim për shpërdorim detyre.

Kushe dyshohet se ka shpërdoruar detyrën e tij duke lejuar kultivimin e kanabisit në disa zona të Shkodrës. Ndaj tij është marrë pasa e pezullimit të detyrës dhe ndalimi i udhëtimit jashtë vendit për sa kohë është nën hetim.

Janë ndaluar:

-Hajri Kushe – Zëvendësdrejtor i krimeve në Qarkun e Shkodrës (Pezullim nga detyra dhe ndalim për të dalë jashtë vendit)

-Dedim Gjeta – Shef krimesh, ish shef i komisariatit të Shkodrës, aktualisht shef rendi i Lezhës (Ndalim dalje jashtë shtetit)

-Asllan Shytaj – Ndalim dalje jashtë shtetit;

-Arben Memaj – Ndalim dalje jashtë shtetit;

-Arben Dekovi – Ndalim dalje jashtë shtetit;

-Ilir Hasaj- Ndalimi i daljes jashtë shtetit

-Vehbi Nase – Pezullim i ushtrimit të detyrës,

-Gjin Guri – Pezullim i ushtrimi të detyrës;

-Nazmi Beqiri – Pezullim i ushtrimi të detyrës;

-Sokol Pjetri – Pezullim i ushtrimi të detyrës;

-Ardis Çoçja – Pezullim i ushtrimi të detyrës;

Mësohet se hetimet kishin nisur që prej një viti, paralelisht me aksionet për shkatërrimin e 70 mijë rrënjëve kanabis në zonën e Obotit dhe Velipojës, ku këta efektivë nuk kanë ndërhyrë, duke shpërdoruar detyrën. Ka qenë prokurorja e Shkodrës Blerta Hamza ajo që ka firmosur vendimin për punonjësit policorë të akuzuar.

Zjarr Tv Ad