Furtunë largimesh të ministrave. Nga Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste Edi Rama tha se do të largohen ministrat që kanë 5 vjet në krye të institucioneve. Sipas kryeministrit në qeverinë e re do të jenë më shumë femra.
Emrat e ministrave që ikin
–Lindita Nikolla, Ministri e Arsimit dhe e zëvendëson Besa Shahini, që është zëvendës ministre
–Arben Ahmetaj, Ministri i Ekonomisë dhe Financave dhe e zëvendëson Anila Denaj
–Ditmir Bushati, Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme dhe e zëvendëson Genti Cakaj
–Damian Gjiknuri, Ministri i Transporteve dhe e zëvendëson Belinda Balluku
–Niko Peleshi, Ministër i Bujqësisë dhe e zëvendëson Bledi Çuçi
–Mirela Kumbaro, Ministre e Kulturës dhe e zëvendëson Elva Margariti
– Sonila Qato, Ministre e Shtetit për mbrojtjen e sipërmarrjes dhe e zëvendëson Eduard Shalsi
–Rikthehet Ministria për Marrëdhënien me Parlamentin, në këtë post emërohet Elisa Spiropali
–Erion Braçe do jetë zëvendës kryeministër, gjithë autoritetin për proecesin e shërbimeve për njerëzit (Ikën Senida Mesi)