Emri i presidenti dhe çështja “Rakipi”, caktohet data e mbledhjes së grupit parlamentar të PS-së

0
66
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Partia Socialiste do të mbledhë grupin parlamentar ditën e martë të javës tjetër.

Një sërë çëstjesh pritet të diskutohen në këtë mbledhje, si emri i presidentit të ri, ku pritet të bëhet dorëzimi i emrave. Taulant Balla, Damian Gjiknuri dhe Elisa Spiropali janë mandatuar nga Partia Socialiste për të drejtuar negociatat për presidentin e ri.

Një tjetër çështje e rëndësishme që pritet të diskutohet ka të bëjë me qëndrimin që do të mbajë Partia Socialiste për çështjen “Rakipi”.

Ish-deputeti socialist u sanksionua nga Thesari i Shtetit në SHBA, ndërsa djali i tij, Orlando Rakipi është aktualisht deputet i PS-së në Parlament

Zjarr Tv Ad