(EMRI) Lajm i trishtë ndahet nga jeta ish ministri i PS vuante nga një sëmundje e rëndë

0
2688
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ka ndërruar jetë sot në moshën 72-vjeçare, pas një sëmundjeje të rëndë, Ylli Çabiri, ish-ministër në qeveritë e para të fillimviteve ’90 dhe doktor shkencash.
Ylli Çabiri lindi në qytetin e Elbasanit dhe u diplomua në Universitetin e Tiranës, në fakultetin e Inxhinierisë.

Studimet pasuniversitare i kreu në Francë në universitetin “Paris XI”. Fitoi vlerësimin “Shkëlqyer” nga universiteti francez për studimin e tij të doktoraturës mi Çeliqet Shqiptare. Deri në vitin 1988 punoi si: Drejtues i Institutit të Studimeve dhe Projektimeve Siderurgjike, më pas Drejtor në Këshillin e Ministrave, Këshilltar i Ministrit të Bashkëpunimit me Jashtë dhe Zëvendësministër i Tregtisë së Jashtme.

Në vitet e para të demokracisë, u emërua Ministër i Bashkëpunimit Ekonomik me Jashtë në Qeverinë e Stabilitetit, të drejtuar nga z. Ylli Bufi dhe Qeverinë Teknike të drejtuar nga z. Vilson Ahmeti. Më pas punoi si Këshilltar i Ministrit të Bashkëpunimit Ekonomik me Jashtë, Ekspert Ndërkombëtar i Monitorimit dhe Vlerësimit të Financimeve të Bashkimit Europian në shtete të ndryshme të Ballkanit, Këshilltar Politikash i Ambasadorit të OKB në Tiranë dhe Këshilltar i Kryeministrit. Që prej vitit 1999 ka punuar Drejtor Ekzekutiv dhe President i Qendrës për Nxitjen e Zhvillimit Njerëzor, (HDPC) në Tiranë.

Ylli Çabiri ka lënë pas mbi 34 punime, studime të thelluara e analitike në fushën e administrimit publik, politikave të qeverisjes dhe disiplinimit të energjive sociale, me angazhime të drejtpërdrejta si ekspert ndërkombëtar në mbi 21 organizata dhe institucione ndërkombëtare me interesa zhvillimi në Shqipëri në rajon e më gjerë.

Gjithashtu, ai shquhej për njohjet e thelluar të problematikave të administrimit publik dhe politikave të qeverisjes në mbi 8 vende të rajonit të Ballkanit; si dhe publikim të studimeve në mbi 6 vende të Europës dhe përtej Atlantikut.

Një numër i madh studimesh mbajnë autorësinë dhe kontributin e tij në fushën e qeverisjes së mirë, koordinimit të ndihmës së huaj, decentralizimit të pushtetit, ndarjes territoriale, ecurisë së reformave, varfërisë dhe pabarazisë, punësimit, arsimit, etj. Ylli Çabiri ka bashkëpunuar me të gjithë donatorët dhe institucionet ndërkombëtare të pranishëm në Shqipëri dhe ka kontribuar në konsulenca të rëndësishme në vendet e Ballkanit.

Intelektuali dhe profesori shqiptar ka qenë anëtar i Bordit të Fondacionit Shqiptaro – Amerikan. Është vlerësuar me titullin “Honoris Causa” nga Universiteti “Aleksandër Xhuvani” – Elbasan, ku shërbeu për disa vite si anëtar i Bordit drejtues. Dr. Ylli Çabiri është Qytetar Nderi i Tiranës, Korçës dhe Beratit.

Zjarr Tv Ad