(EMRI)Skandal me primaret/ Kandidatja e PD kapet në foto duke festuar me Kryebashkiakun e PS në detyrë

0
182
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Prej javësh Ledina Alolli akuzohet se është e lidhur me Partinë Socialiste dhe se përfshirja e saj në garën për Primaret në Partinë Demokratike nuk është aq rastësore…’Dosja’ sjell një foto që e kompromenton situatën e Alollit që pret përballjen më 14 maj 2022.

Në foton e mësipërme duket kandidatja e Partisë Demokratike për garën e 14 majit 2023, Ledina Alolli duke festuar me kryebashkiakun aktual të kampit kundërshtar, Sotiraq Filo, prefektin e Korçës, Nertil Jole dhe disa miq të tjerë.

Fotografia e shkrepur disa muaj përpara se Alolli të hynte zyrtarisht në garën e Primareve, të cilën tashmë e ka fituar me epërsi para kandidatëve të tjerë, kompromenton kandidaturën e saj. Kjo jo pa shkak.

Që prej momentit kur Ledina Alolli hyri dhe shpalli ambicien për Primaret në Korçë, portale lokale dhe simpatizantë të Partisë Demokratike e akuzuan atë se ishte futur në garë nga PS. Akuzat deri më sot nuk kanë marrë asnjë përgjigje prej kandidates Alolli.

Edhe pse zërat shtoheshin, PD nuk mori asnjë masë për të verifikuar atë ç’ka flitej dhe rezultati i primareve ishte ky. Ledina Alolli fitoi me 628 vota dhe kandidatët e tjerë, Gjergji Gjata dhe Entlea Dvorani morën nga 426 vota dhe 47 vota.

Thashethemi se kandidatja e demokratëve në Korçë është me rrënjë të thella në Partinë Socialiste tashmë përkthehet në një dyshim të pastër mbi axhendën e saj në fushatë. PD do të duhet të garantojë demokratët e Korçës se a ka mundur të ofrojë një kandidate alternativë përballë Sotiraq Filos apo ka paracaktuar garën me një emër kukull për të legjimituar një proces farsë, që me pjesëmarrjen faktike të opozitës më 14 maj, bëhet edhe më i rrallë se zgjedhjet e 30 qershorit 2019.

Kush ka më shumë rëndësi për Alollin?

Miqësia me socialistët apo qyteti? Pse i hyri garës nëse kritikat do të kishte mundësi ti adresonte në rrugë personale? Kush ia hapi rrugën në PD?Për të garantuar transparencën dhe për të mos goditur besimin e demokratëve, ajo do të duhet të sqarojë tashmë pozicionin e saj./Dosja.al

Zjarr Tv Ad