Zv.kryeministri Arben Ahmetaj, me rastin e 1 Majit ka falenderuar të gjithë punëtorët të cilët kanë punuar për rindërtimin e banesave pas tërmetit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ahemetaj shpreh mirënjohje për secilin nga punëtorët në gati 3 mijë kantierë të rindërtimit për punën e palodhur.
“1 Maj të gëzuar, me një album të veçantë pune për rindërtimin pas tërmetit.
Mirënjohje për secilin nga ata punëtorë në gati 3 mijë kantierë të rindërtimit për punën e palodhur, përkushtimin me zemër dhe produktin e shkëlqyer që kanë gdhendur në duar”, shkruan ai.




