1600 demokratë nga Elbasani do të marrin pjesë në protestën e PD-së

0
52

Të paktën 1600 protestues nga Elbasani do të jenë në protestën që do të zhvillojë këtë të martë Partia Demokratike.

Lajmin e ka konfirmuar kryetari i PD në degën Elbasan, Blendi Himci. Ndërkohë, kryesia e PD e kësaj dege ka udhëtuar drejt kryeqyetit për t’iu bashkuar protestës.

Euronews Albania ka mësuar disa nga detajet në lidhje me protestën e sotme të Partisë Demokratike.

Protestuesit do të mblidhen te sheshi “Skënderbej” dhe fonia që do të përdoret gjatë protestës do të jetë e lëvizshme.

Për të shpërndarë zërin e folëve, do të përdoret një mjet ku do të jenë të vendosur disa foni. Gjatë protestës do të ketë pankarta të shkruara në anglisht, por edhe shumë thirrje do të jenë po në anglisht.

Zjarr Tv Ad