21 vjeçari nga Bangladeshi arrestohet në Kakavijë, po sillte drejt Tiranës 7 emigrantë, nga 300 euro secili

0
36

Një 21 vjeçar nga Bangladeshi është arrestuar nga Policia në Kakavijë pasi po ndihmonte 7 emigrantë nga vendet e treta të vinin drejt Tiranës, duke ju marrë nga 300 euro secilit.

Shërbimet e Policisë Kufitare Kakavijë, në bashkëpunim me shërbimet e FRONTEX-it dhe Seksionin për Hetimin e Trafiqeve në DVP Gjirokastër, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative, arrestuan në flagrancë shtetasin e huaj, S.I., 21 vjeç, banues në Bangladesh.

Shtetasi S. I. u kap në afërsi të fshatit Grapsh duke ndihmuar 7 emigrantë  të paligjshëm nga vendet e treta, për të shkuar në drejtim të Tiranës, kundrejt fitimit 300 euro për person.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua  një aparat celular.  Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Zjarr Tv Ad