Presidenti i vendit Ilir Meta ka shprehur respektin ndaj të rënëve në luftë duke përkujtuar Qemal Stafën e mijëra të rinj të vrarë për atdheun.
Përmes një postimi në Facebook, Meta shkruan se ata janë shembull frymëzimi për të ardhmen dhe të paharrueshëm.
Postimi i plotë:
5 Maji është një ditë kujtese dhe nderimi për Qemal Stafën dhe mijëra të rinj e të reja që dhanë jetën për kauzën e Lirisë.
Sot është edhe një ditë e madhe frymëzimi për të ndërtuar një të ardhme më të mirë të Shqipërisë dhe për të qenë gjithmonë vigjilentë në mbrojtje të Sovranitetit, Lirisë dhe Pavarësisë.
Lavdi të përjetshme Dëshmorëve të paharruar të Atdheut!




