9 vite në pushtet, Erion Braçe i jep një tjetër “shuplakë” qeverisë: Burokracinë pa fund

0
233

Partia Socialiste ka 9 vite në pushtet dhe ka hyrë në të dhjetin, por socialisti i vjetër Erion Braçe konstaton ende burokraci të shumta.

Ditën e sotme ai postoi në faqen e tij në Facebook një video nga drejtoria e bujqësisë në Lushnje ku flet për aplikimet, burokracitë dhe fermerët që po marrin naftën.

“Per naften! Ne drejtorine e bujqesise Lushnje! Po i vjen radha te gjitheve! Ngadale por rradha po vjen tek gjithkush.

Burokraci pa fund e ngadalesi prej burokracise; jemi ende tek data 8 mars sic javen e kaluar; 60% e aplikimeve eshte nga data 25 shkurt deri ne daten 15 mars.

Nejse, ne nuk rrojme dot pa burokracine, do durojme; kemi cbejme por duhet ndryshuar mendja dhe mendja eshte gje e madhe; si mendja e madhe eshte e keqja e te zotit” shkruan ai.

Zjarr Tv Ad