Thursday, July 30, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Aksion edhe në veri, lirohen 4500 m2 plazh të zaptuara në Shëngjin...

Aksion edhe në veri, lirohen 4500 m2 plazh të zaptuara në Shëngjin e Velipojë

0
35
Zjarr Televizion Adccccc

Operacioni “Plazh i lirë” ka vijuar në Velipojë dhe Shëngjin ku policia ka liruar rreth 4500 m2 plazh pronë publike të zaptuar në mënyrë të kundërligjshme nga 6 subjekte.

Nga këto 3500 m2 në Shëngjin dhe 1000m2 në Velipojë.  Gjithashtu janë sekuestruar rreth 450 shezlongë dhe 250 çadra.

Policia ka proceduar penalisht 6 shtetas, nga të cilët 4 në Shëngjin dhe 2 në Velipojë.

Mes të proceduarve në Shëngjin është Drejtori në Drejtorinë e Taksave dhe Tarifave Vendore në Bashkinë Lezhë A. N., i cili akuzohet për “Shpërdorim detyre”.

Zjarr Tv Ad